Aplikacion
Në një postim në rrjetet sociale, Vasili tha se duhen marrë masa ndaj efektivëve civilë të cilët arrestojnë protestuesit.
Postimi i plotë:
“Balla minister antiligj, nuk flet per xhupzinjte me kapuç, qe arrestojne protestuesit!
Taulant Balla nuk lodhet se shpikuri lloj lloj budalleqesh vetem e vetem qe te dale neper televizione e te flase per brockulla pa asnje vlere.
Publikisht kam kerkuar qe te dale e te denoje, ndeshkoje e marre masa ndaj individeve pa uniforma me xhupa te zinj e kapuc ne koke, qe dhunojne e godasin si kafshe dhe arrestojne protestuesit e opozites perpara kamerave te televizioneve te pa shqetesuar sepse ne krah kane horllekun politik te qeverise dhe Ministrit te Brendeshem, qe i mbron dhe i perdor.
Por Taulant Balla qe nuk behet dot kurre Minister i ligjit, hesht perpara shkeljes se hapur ligjshmerise sepse ai vete urdheron dhe perdor keta horra xhupzinj me kapuç ne koke ne menyre te paligjshme per qellimet e Edi Rames.
Po ky Balla qe e bente gojen çarape kur ishte ne opozite kundra policise tani e ka qepur gojen se ka rrembyer karrigen e ministrit te enderruar prej kohesh dhe i harroi çka thene si opozitar.Turp.
Po e pyes publikisht Ballen:
1.Cfare jane keta bandite xhupzinj te mbuluar me kapuçë dhe te paidentifikuar?
2.Perse nuk identifikohen keta horra nese veprojne ne emer te ligjit ?
3.Kush ju ka dhene te drejten te mbyllin gojen e qytetareve ne nje vend te lire dhe demokratik?
4.Perse Balla si Ministri i Brendshem dhe Drejtori i Pergjithshem i Policise nuk distancohen dhe nuk i denoncojne nga keta horra?
5.Perse policia e shtetit me uniforme dhe e identifikuar eshte zevendesuar nga horrat xhupzinj me kapuç ne koke?
P.S. I jam drejtuar Prokurorit te Pergjithshem me leter zyrtare edhe kohe me pare per dhunen e civileve te paidentifikuar ne protestat e qytetareve kunder rritjes se cmimeve me fakte te njohura e te para boterisht nga mediat.
Por Prokuroria per turpin e saj e mbylli ceshtjen dhe zgjodhi te mbronte horrat dhe jo qytetaret e thjeshte qe protestonin per hallet e mbijeteses se tyre. Ky eshte shteti i kapur dhe kalbesire i Rames dhe Balles, te cilet shume shpejt do te pergjigjen deti ne nje per shkeljen e ligjit.Ne mbajme shenim cdo gje….!”. /ZOOM.AL/