Aplikacion
“Zbatimi i strategjisë së re do të përfshijë marrjen e disa rreziqeve, por duke marrë parasysh faktorët ekonomikë, ky është ekuilibri i nevojshëm,” tha Bennett javën e kaluar.
Strategjia e re do të përfshijë monitorimin e rasteve, inkurajimin për tu vaksinuar, testet e shpejta dhe fushata informacioni mbi përdorimin e maskave. Strategjia e qeverisë është e ngjashme me planet e qeverisë britanike për të rihapur ekonominë, megjithëse Izraeli është në procesin e riimponimit të masave ndërsa Londra po heq kufizimet.
Kufizimet përfshijnë përdorimin e detyrueshëm të maskës në ambientet e brendshme dhe karantinimin për këdo që mbërrin në Izrael. Sipas qeverisë së Izraelit për të arritur imunitetin e tufës duhet të vaksinohet 75% e popullsisë. Sot ky kufi është rritur në 80%.
Katër javë më parë, Izraeli po festonte rikthimin në normalitet pas fushatës së suksesshme të vaksinimit. Numri i rasteve shënoi rënie dhe qeveria hoqi masat për mbajtjen e detyrueshme të maskës dhe të distancës sociale.
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet