Aplikacion
Pasi Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg” për të, Dako i është drejtuar Gjykatës së Lartë për të bërë rekurs.
Ish-kryebashkiaku kërkon që të rrëzohet masa e arrestit për të dhe të rifitojë lirinë.
Rekursi është regjistruar dhe shorti ka caktuar si gjyqtar relator Ilir Pandën dhe pritet nga ky i fundit caktimi i datës për shqyrtimin e kërkesës.
Vangjush Dako u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion si i akuzuar për shpërdorim detyre.
Sipas hetimeve, Dako ka dhënë një leje ndërtimi në 2011 për një pallat në Durrës, që u dëmtua nga tërmeti i 2019, por objekti ishte legalizuar në shkelje të ligjit.
Po ashtu, Dako akuzohet se me tenderin e shëtitores i ka shkaktuar buxhetit të shtetit dëm 18 milionë lekë.
EMRAT/ Kush ishin dy shënjestrat e atentatit në Berat, ikën me vrap për të shpëtuar nga plumbat