Aplikacion
Dule tha për mediat se ky është një proces i iniciuar nga kryeministri Edi Rama dhe, sipas tij, nuk ka prova që Beleri të qëndrojë në burg.
“Kemi qartazi një proces të iniciuar dhe të montuar politikisht. Insistoj dhe me këshillimin nga juristë të njohur që mbartin një eksperience të padiskutueshëm se nuk ka asnjë arsye juridik, por dhe njerëzor që Beleri dhe Kokaveshi të qëndrojnë në burg. Duhet të ndiqen në gjendje të lirë. Ashtu siç ishte iniciuar nga zoti Rama me sulme ndaj kandidatit tonë, ashtu dhe përfundoi, duke implikuar segmente të drejtësisë dhe të policisë në tentativa të errëta. Reagimet janë në vazhdimësi. Kjo sjellje nuk ka asnjë lidhje me praktikat demokratike. Këto janë praktika që ndiqen në vendin e Erdoganit dhe në Rusinë e Putinit. Janë praktika të dala boje dhe të dënueshme. S’kam pasur mundësi që të flas me zotin Beleri, por vetëm me avokatin e tij. Po ashtu dhe zoti Kokaveshi, që nuk duhet të mbahet në burg, pasi ka bërë transplant zemre”, deklaroi Vangjel Dule./ Zoom.al