zoom

Ekonomi

Valutat e huaja nën “pushtetin” e Lekut. Si paraqitet kursi i këmbimit për 23 korrik 2024

Valutat e huaja vazhdojnë të gjenden nën pushtetin e Lekut.

Sot, më 23 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 91.6 lekë dhe shitet 92.5 lekë, duke kapur pikiatën e tij historike.

Kurse Euro sot blihet me 99.9 lekë, ndërsa në shitje me 100.6 lekë, duke mos lëvizur nga “llogorja” e bursës. Paundi britanik blihet me 118.3 lekë dhe shitet me 119.3 lekë, duke ruajtur kuotat prej kohësh.

Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 102.8 lekë, në shitje me 103.8 lekë dhe Dollari kanadez në blerje këmbehet me 66.4 lekë dhe në shitje me 67.4 lekë. Më poshtë edhe tabela e kursit të këmbimit. /ZOOM.AL/