Aplikacion
Valencia ka shfaqur interes për tu përforcuar me të në dritaren e transferimit të verës, shkruan gazeta La Repubblica.
Trajneri Rino Gattusos, po insiston për t’u përforcuar me mbrojtësin e kombëtares shqiptare, që mund të luajë si në të djathtë ashtu edhe në të majtë.
28-vjeçari ka një kontratë në fuqi deri në vitin 2025 me Lazio-n, por nëse vjen një propozim interesant nga Valencia, klubi italian nuk do ti thoshte jo, pasi një sezon më parë e afroi me kosto zero.
Në sezonin e tij të parë te Lazio, Hysaj grumbulloi 38 ndeshje në të gjtiha kompeticionet, ndërsa shënoi edhe një gol. /zoom.al/
Çfarë të bëjmë me 2024-ën. Një vit i turbullt ka hedhur dritë mbi disa të vërteta të rëndësishme