zoom

Të gjitha

“Më dogji me cigare”! Sa shumë ka ndryshuar Xhisiela Maloku, vajza që tronditi opinionin në 2018-ën

Një nga emrat më të diskutuar në vitin 2018 ishte Xhisiela Maloku. Vajza nga Fushë-Kruja, asokohe vetëm 25 vjeç, akuzoi ish-të dashurin e saj Rexhep Rraja se e kishte dhunuar. Ajo deklaroi se ai e përndiqte, madje e kishte dhunuar dhe djegur me cigare në një dhomë hoteli.

Reagimi i shoqërisë ishte shumë i madh dhe i menjëhershëm, pasi Rexhepi ishte djali i Rrahman Rajës, deputetit të PS-së. I çuditshëm ishte dhe fakti që pa kaluar 24 orë, vajza tërhoqi denoncimin duke deklaruar se kishte shpikur. Ajo mori fajin mbi vete, ndërsa opinioni publik krijoi idenë se Xhisiela ishte kërcënuar, prandaj tërhoqi padinë.

Kanë kaluar 4 vite nga ajo periudhë, Xhisiela ka ndryshuar totalisht, aq sa nuk do e njihni. Oficeri që i mori dëshminë u largua duke fituar azil, ndërsa Rexhep Rraja bëri 3 muaj búrg.

 

Sot Xhisiela jeton mes luksit. Ështe gjithe kohen ne udhetime ku nuk nguron të tregojë orat dhe mjetet e shtrenjta me të cilat shëtit. Gjithashtu ajo shfaq në rrjetet sociale edhe buqetat me lule qe surprizohet herë pas here nga dikush, që nuk e bën publik./L.K

/Zoom.al