zoom

Lajme

“Vajza është me nënën”- Arbenita “shpërthen” pas deklaratave të Feros: Jam me trauma, e kam frikë

Arbenita Ismajli ka thyer heshtjen dhe ka reaguar për herë të parë në lidhje me përplasjet me ish-partnerin, Fero. Deklaratat e modeles erdhën pasi Fero, në Big Brother Vip Kosova, u shpreh se pas sherrit me Arbenitën për kujdestarinë e vajzës, Nina ishte rikthyer tek nëna e saj.

Por, modelja e ka quajtur hipokrizi dhe shtoi se është me trauma e ankth duke luftuar për të marrë vajzën.

“Kur ky e ka marr kujdestarine dhe vajzen une mund ta takoj vetem per fundjavë (por vajza disa here ka refuzu me qendru me te, normalisht eshte e lidhur me nenen)”, tha Arbenita.

Ajo deklaroi se Fero ushtron presion dhe ndihet e frikësuar nga ai, duke i kërkuar ta lejonte të vazhdonte jetën e saj.

“Mjaft me genjeshtra dhe presione psikologjike, me lejo te frymoje dhe te rimarr veten e te vazhdoj jetën sepse e meritoj”, shkroi ajo.

Postimi i plotë:

Cfare hipokrizie! Sinqerisht jam lodh me… Une ende jam me trauma dhe ankth duke luftu per kujdestarine e vajzes sime, per te cilen kam punuar dhe vazhdoj te punoj per ta mirembajtur edhe financiarisht edhe emocionalisht, prej dites kur e mora vesh se do t’behem nane dhe jo vetem, edhe me реграга.

E dikush qe cdo sekond me ben presion mua dhe familjes sime ne cdo forme, personalisht dhe permes institucioneve, del edhe thote vajza i takon nenes.

Kur ky e ka marr kujdestarine dhe vajzen une mund ta takoj vetem per fundjavë (por vajza disa here ka refuzu me qendru me te, normalisht eshte e lidhur me nenen).

Doli me genjeshtra se une e kam rrëmbyer dhe falsifikuar dokumentet, e pa asnje deshmi mediat e perkrahen.

Sidoqofte, asnjehere nuk jam shpreh, sepse e mendoj me te miren per te voglen time, per te cilen punoj dhe kujdesem realisht e jo vetem me fjale.

Para publikut mund te dukesh mire, por para Zotit e dime kush eshte i, e drejti/a Une ende jam e frikesuar prej tij, sepse vetem une e di cfare kam perjetuar, dhe shume mire e kane pare edhe familjaret e tij qe kane qene deshmitare dhe pa turp jane bere bashke kunder meje.

Ti per vajzen nuk je kujdes ne asnje forme dhe vazhdon te mos kontribuosh, sepse me rendesi e ke vetem veten. Nuk duhesh me qene fetar per me i pa keto.

Sa per fe, vij nga nje familje me tradite fetare dhe te edukume. Mjaft me genjeshtra dhe presione psikologjike, me lejo te frymoje dhe te rimarr veten e te vazhdoj jetën sepse e meritoj.

Deklarata e Feros

Fero u shpreh në BBVK se e ka zgjidhur problemin e kujdestarisë së Ninës, teksa tregoi se vajza është me Arbenitën.

“Patjetër, e kam zgjidhur problemin. Vajza ka dëshirë si çdo fëmijë, do më shumë nënën, vajza qëndron me nënën e saj”, tha Fero.

Ai tregoi se ka një marrëdhënie shumë të mirë me Arbenitën dhe se ka respekt ndaj saj, pasi është nëna e fëmijës së tij.

“Është marrëdhënie e mirë, kemi shumë respekt për njëri-tjetrin, kam dashuri dhe respekt për të, është nëna e vajzës time, asnjëherë nuk mund të hedh poshtë nënën e vajzës time. çfarëdo që të ndodhë. I shpresoj më të mirë e jetën”, tha ai.

Ish-reperi tregoi se ka dashur të ribashkohet me Arbenitën, por nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

“E kemi menduar, por ndonjëherë është më mirë që kur nuk gjen gjuhën e përbashkët. Unë mendoj që gjëja më  e mirë për vajzën është bashkimi. Por, nuk e fajësoj ish të dashurën time që nuk e ka mendimin e njëjtë, Nuk e fajësoj, e vlerësoj mendimin e saj, e respektoj dhe nuk kam qejf që t’i ndërhyj në mendimin e saj”, tha Fero.