zoom

Lajme

Vajza e miliarderit Bill Gates në pritje të fëmijës së saj të dytë

Jennifer Gates, vajza e madhe e Bill Gates, themeluesit të Microsoft, është në pritje të fëmijës së dytë me bashkëshortin e saj Nayel Nassar.

Në foto, Gates pozon duke treguar barkun e saj të rrumbullkosur me vajzën e saj të parë njëvjeçare, Leila.

“Nuk mund të isha më e emocionuar për ju, Nayel dhe Leila! Të dua”, komentoi mamaja e Jennifer-it, Melinda French, ish-bashkëshortja e manjatit milioner.

Çifti u martua në tetor 2021, më vonë mirëpritën në jetë vajzën e tyre të parë në 2023 dhe sot ata njoftojnë se familja vazhdon të rritet dhe se vajza e tyre Leila “do të bëhet motër e madhe”.