Aplikacion
Teksa i shprehu dashurinë të atit dhe tha fjalët më të bukura për Shqipërinë, ajo zbuloi se do të jetë protagoniste e një seriali në Netflix shumë shpejt dhe se do të aktrojë po ashtu në një film italo-shqiptar.
Alketa Vejsiu: Fjala më e bukur në shqip, cila do të ishte?
Emily Shaqiri: Trileçe…(Qesh)
Alketa Vejsiu: Oww trileçe… Një vërejtje për babain tënd?
Emily Shaqiri: Faleminderit shumë…
Alketa Vejsiu: (Qesh) E kuptoi se çfarë i thashë! Ça ke Ilir Shaqiri, pse je i shqetësuar? S’i bëra pyetjen e duhur? Ah…po ngroh gjunjët.
Alketa-Emily-t: Si ndihesh në Shqipëri?
Emily Shaqiri: Është një vend i mrekullueshëm, vetëm po përmirësohet dita-ditës.
Alketa Vejsiu: Më thuaj një fjalë dashurie për babain në shqip.
Emily Shaqiri: Të dua shumë!
Alketa Vejsiu: Të pëlqen kërcimi, kënga dhe aktrimi, cilën do ndjekësh?
Emily Shaqiri: Më pëlqen të kërcej, këndoj, por po përqendrohem te aktrimi, do jem protagoniste e një seriali në Netflix dhe do luaj në një film italo shqiptar.