zoom

Bota

Vajza 17-vjeçare e ministrit vritet nga i dashuri i saj

Një ngjarje horror ka ndodhur në një fshat afër Moskës në Rusi, ku trupi i një vajze adoleshente u gjet pasi ajo ishte goditur me thikë nga i dashuri i saj.

Modelja Eva Sibatullina, 17 vjeç, ka pësuar më shumë se 10 plagë me thikë.

Trupi i adoleshentes u gjet nga babai i saj në një ndërtesë të braktisur. Eva ishte vajza e Marat Sibatulin, një ministër ndërtimi në rajonin e Moskës.

I dashuri i saj Kirill Yurchikov, gjithashtu 17 vjeç, u arrestua më vonë, pasi babai i tij e detyroi atë të dorëzohej në polici. I ati, Sergey Yurchikov, 45 vjeç, një oficer i lartë i gardës kombëtare ruse.

Yurchikov u largua nga vendi i ngjarjes, por më vonë u dorëzua në polici.

Eva, e cila studionte në Liceun Ekonomik të Universitetit Rus Plekhanov, dyshohet se kishte qenë me dy shokë kur erdhi i dashuri. Ajo mbeti vetëm me të dyshuarin dhe kishte një grindje mes tyre.

“Gjatë konfliktit, adoleshenti i ka shkaktuar plagë të shumta me thikë viktimës, pas së cilës ai është larguar”, thuhet në njoftim./The Sun