zoom

Bota

Ushtria izraelite tërhiqet nga spitali “Al Shifa”, por lë pas viktima dhe “tokë të djegur”

Forcat izraelite thonë se janë tërhequr nga spitali “Al-Shifa” i Gazës, pas një operacioni dyjavor, teksa kanë lënë pas viktima dhe “tokë të djegur”.

Izraeli e ka përshkruar “bastisjen” si një nga operacionet më të suksesshme të luftës gati gjashtëmujore.

Ushtria tha se kishte vrarë rreth 200 militantë në luftimet në dhe rreth al-Shifa, dhe se sekuestroi armë dhe gjëra të tjera të vlefshme.

Ushtria izraelite është akuzuar për rrezikimin e pamatur të civilëve dhe për shkatërrimin e një sektori shëndetësor tashmë të mbingarkuar për shkak të luftës.

Ndërkohë banorët kanë përshkruar ‘shkatërrimin total’ rreth spitalit al-Shifa pasi trupat izraelite ‘shkatërruan të gjithë ndjenjën e jetës’ atje. /ZOOM.AL/