zoom

Bota

Ushtarët sulmojnë pallatin presidencial të Bolivisë në përpjekjen për grusht shteti

Pallati presidencial i Bolivisë është sulmuar nga ushtarët ndërsa presidenti i vendit paralajmëroi për një “grusht shteti”.

“Ne do ta rikuperojmë atdheun”, u tha gjenerali Juan José Zúñiga gazetarëve nga Sheshi Murillo që u pushtua nga trupat, sipas gazetës El Deber.

Presidenti Luis Arce tha se një grusht shteti ishte duke u zhvilluar dhe kërkoi që Gjeneral Zúñiga të largohej nga ushtarët që kanë pushtuar pjesë të La Paz-it qendror.

Përpjekja e dukshme për grusht shteti u denoncua menjëherë nga krerët e Meksikës dhe Hondurasit.

Ish-presidenti Evo Morales u bëri thirrje mbështetësve të demokracisë që të bllokojnë rrugët.

Ai shkroi: “Një grup i Regjimentit Special Challapata ‘Mendez Arcos’ pushtoi Plaza Murillo me snajperë. Kjo duket se tregon se ata e përgatitën grushtin e shtetit paraprakisht. U kërkoj njerëzve me mendje demokratike të mbrojnë atdheun nga grupe të caktuara ushtarake që veprojnë kundër demokracisë dhe popullit.”

Thashethemet kanë qarkulluar prej ditësh se Gjenerali Zúñiga ishte në prag të shkarkimit. Shefi ushtarak u shfaq në televizion të hënën dhe tha se do ta arrestonte Morales nëse ai kandidonte sërish për postin vitin e ardhshëm.

Ministrja boliviane Maria Nela Prada publikoi një video në llogarinë e saj në Facebook, duke treguar pamjen nga një dritare në një ndërtesë qeveritare.

Ajo tha se ishte dëshmitare e një “përpjekje grushti shteti”.

“Unë jam në pallatin e popullit. Siç mund ta shihni, ky është Plaza Murillo i marrë nga tanket dhe trupa të armatosura. Ne e kuptojmë se është një fraksion i ushtrisë, “tha ajo.

Ajo tha se njësitë ushtarake kishin zënë pozicione në të katër anët e sheshit dhe nuk po lejonin askënd të hynte.

“Ata e nisën këtë operacion në mënyrë krejtësisht të parregullt,” tha ajo.