E martë, 21 Mars, 2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
No Result
View All Result
Zoom.al
Home Bota

Urdhër-arrest ndërkombëtar për presidentin Putin, Gjykata e Hagës e akuzon për krime lufte

17/03/2023
in Bota, Slider
0
Urdhër-arrest ndërkombëtar për presidentin Putin, Gjykata e Hagës e akuzon për krime lufte
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një urdhër arresti ndërkombëtar për krime lufte, është lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë kundër Vladimir Putin.

Hetimi i nisur disa javë pas pushtimit, mbërrin kështu në një kthesë të bujshme. Presidenti rus akuzohet për deportimin e mijëra fëmijëve ukrainas në Rusi.

E njëjta akuzë, me një urdhër-arresti të dytë, u ngrit edhe kundër Maria Lvova-Belova, komisionerja e Moskës për të drejtat e fëmijëve.

Hetuesit dhe magjistratët që hetojnë krimet e kryera gjatë konfliktit, shpjegojnë se kjo linjë hetimi ka pasur gjithmonë përparësi, sepse “fëmijët dhe adoleshentët nuk mund të trajtohen si plaçkë lufte”.

Dhe tani, në përfundim të kontrolleve komplekse dhe të thelluara edhe në lidhje me pranueshmërinë dhe aspektet ligjore, tre gjyqtarët – italiani Rosario Aitala, japonezi Tomoko Akane dhe kostarikani Sergio Ugalde – kanë pranuar kërkesat e prokurorit, Karim Khan.

Më 16 mars 2023, u publikua raporti i Komisionit Hetimor të OKB-së, duke akuzuar Moskën se kishte kryer “një numër të konsiderueshëm krimesh lufte në katër rajone të Ukrainës në javët e para pas pushtimit rus” dhe duke specifikuar se si “hetimet e situatave në lidhje me transferimin dhe deportimin e fëmijëve brenda Ukrainës Federatës Ruse, respektivisht, shkelin ligjin ndërkombëtar humanitar dhe përbëjnë krim lufte”.

Mark Ellis, drejtor ekzekutiv i Shoqatës Ndërkombëtare të Avokatëve, i tha gazetës “Neë York Times”: “Ka pasur shumë vëmendje për këtë çështje dhe ndjekja e saj si krim do të gjenerojë shumë reagime. Transferimi me forcë i civilëve përtej kufirit është i ndaluar dhe gjatë një konflikti mund të jetë një krim lufte. Mund të përbëjë gjithashtu një krim kundër njerëzimit”.

Sipas asaj që u konstatua nga gjyqtarët e koordinuar nga Aitala, komisionerja ruse për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova, kishte urdhëruar dërgimin e adoleshentëve dhe fëmijëve në rrethet e kontrolluara nga Moska që në javët e para pas pushtimit të Ukrainës dhe në maj 2022, Putini nënshkroi një dekret për të përmirësuar dhe bërë menjëherë operacionale procedurat për marrjen e nënshtetësisë ruse për ukrainasit.

Të miturit do të dërgoheshin në kampet ruse të riedukimit dhe më pas do t’u besoheshin familjeve për birësim përfundimtar.

Urdhër-arresti ndërkombëtar u lëshua për shkak se krerëve të shteteve nuk u jepet imunitet në rastet që përfshijnë krime lufte, krime kundër njerëzimit ose gjenocid.

Sipas një raporti të publikuar nga një qendër kërkimore e Universitetit të Yale-s në shkurt 2023 dhe të titulluar “Programi sistematik i Rusisë për riedukimin dhe adoptimin e fëmijëve ukrainas”, “midis shkurtit 2022 dhe janarit 2023, janë transferuar më shumë se 6000 të rinj të moshës mes 4 muajsh dhe 17 vjeç”.

Studiuesit identifikuan “43 objekte ndalimi dhe riedukimi, nga të cilat 12 rreth Detit të Zi, 7 në Krimenë e pushtuar, 10 rreth qyteteve të Moskës, Kazanit dhe Ekaterinburgut, ndërsa të tjerët në rajonet e Lindjes së Largët ruse, nga të cilat 2 në Siberi”.

Në dosje saktësohet se “prindërit janë detyruar, mashtruar me premtimin për transferim të përkohshëm ose nuk janë konsultuar fare dhe formularët e kujdestarisë janë plotësuar me firma false. Në çdo rast, aftësia e prindërve për të dhënë pëlqimin efektiv konsiderohet e dyshimtë, sepse “gjendja e luftës dhe kërcënimi i nënkuptuar i forcave pushtuese përfaqëson një formë shtrëngimi të vazhdueshëm”.

Analistët ndërkombëtarë janë të vetëdijshëm se për momentin është praktikisht e pamundur të zbatohet urdhri i arrestit, por është një akt që në çdo rast kufizon lëvizjet e presidentit rus dhe hap pashmangshmërisht skenarë të rinj në konflikt.

Bëhuni pjesë e Zoom.al 👇👇

Tags: HagePutinRusi

Related Posts

None found

ShareTweetSend

Të lidhura

Trondit ish-politikani rus: Putin do vritet deri në tetor
Bota

Urdhër-arresti ndaj Putin/ Medvedev kërcënon: Gjyqtarë të Hagës, kini kujdes, shihni nga qielli

20/03/2023
Kush shkoi në Mariupol, Putin apo sozia e tij? Fotot ngjallin dyshime
Bota

Kush shkoi në Mariupol, Putin apo sozia e tij? Fotot ngjallin dyshime

20/03/2023
Trondit ish-politikani rus: Putin do vritet deri në tetor
Bota

Reagon Moska pas urdhër-arrestit ndaj Putin: Letër higjienike për ne!

17/03/2023
Xi shkon në Moskë të hënën: A do ta shtyjë Putinin të ndërmjetësojë për Ukrainën?
Bota

Xi shkon në Moskë të hënën: A do ta shtyjë Putinin të ndërmjetësojë për Ukrainën?

17/03/2023
Aksionet e Raiffeisen Bank International në pikiatë, pasi SHBA nisi kontrollin e biznesit në Rusi
Ekonomi

Aksionet e Raiffeisen Bank International në pikiatë, pasi SHBA nisi kontrollin e biznesit në Rusi

15/03/2023
Monika Kryemadhi mori para ruse? Eureporter: I janë bërë dy pagesa
Politikë

Monika Kryemadhi mori para ruse? Eureporter: I janë bërë dy pagesa

15/03/2023
Lajm i rradhës
SHISH/Reagon opozita, Bardhi: Pse një e shkarkuar, të bëhet drejtues. Provokim ndaj Kosovës

SHISH/Reagon opozita, Bardhi: Pse një e shkarkuar, të bëhet drejtues. Provokim ndaj Kosovës






ADS
zoom.al

Të fundit

Aktualitet

1 i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin e ndodhur në Fushë-Krujë

21/03/2023
Aktualitet

“Hezitimi do t’ju kushtojë shtrenjtë”, horoskopi për ditën e sotme

21/03/2023
Sport

VIDEO | Roshi protagonist në fitoren e Sakaryaspor, gol dhe asist

21/03/2023
Aktualitet

Eksperti: Shqiptarët dërgojnë deri në 3 mld paund drogë në vit në Angli

20/03/2023
Bota

SHBA “kushte” Kurtit: Të punojë me ne për Asosacionin

20/03/2023
Lifestyle

“Big Brother VIP Shkodra”, humoristët shkodranë sjellin reality-n në teatrin Migjeni

20/03/2023
Bota

Macron i mbijeton mocioneve të mosbesimit. Deputetët: Na prit në sheshe

20/03/2023
Politikë

Foto/Meta dhe Paloka shëtisin Jeruzalemin me biçikleta

20/03/2023
In Zoom

Qeverisë apo biznesit, shifrat e kujt të besojmë?

20/03/2023
Ekonomi

Qeveria do të shesë me ankand ndërtesat që do të konfiskojë. Paratë shkojnë në “fond të veçantë”

20/03/2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In