Aplikacion
Zëvendësrektori i Universitetit të Korçës, “Fan Noli”, në një dalje në media është shprehur se edhe studentët e pavaksinuar do të futen në auditorë, por ata do të udhëzohen më pas drejt vaksinimit.
I pyetur se nëse rektorati po shkelte urdhrin e Ministrisë së Arsimit, zv.rektori Artur Adili është përgjigjur se “nuk mund të privojmë studentët nga mësimi por do t’i udhëzojmë për t’u vaksinuar, pra po respektojmë autonominë e universitetit.”
Edhe në Elbasan e Gjirokastër, studentëve me ose pa vaksinë u janë hapur dyert e auditoreve.