Aplikacion
Tabaku, përmes një reagimi në rrjetin social X, kujtoi se universitetet nuk janë degë partie dhe se nisur nga kjo, një rektor nuk ka pse të japë llogari apo të dëgjohet nga një grup deputetësh.
Për të mos harruar autonominë universitare, dëgjesa që Sallaku do të ketë nesër me grupin parlamentar të PS, tregon për Tabakun se ky universitet ka humbur rolin dhe funksionin e tij, duke u shndërruar në një zgjatim të qeverisë, në shërbim të interesave të qeverisë.
Llogari para kryetarit dhe socialistëve, rektori i UBT mund të jepte në rast se puna e tij do të ishte e lidhur ngushtë dhe së brendshmi me PS, ndërsa një kërkesë e tillë në kushtet e pavarësisë që univeristetet kanë ngjan me një detyrim që Sallaku mund të ndjejë ndaj socialistëve.
Reagimi i Jorida Tabakut:
📢 Universitetet nuk janë degë partie! 📢
Në një vend demokratik, universitetet japin llogari përpara Parlamentit dhe publikut, përpara rektoratit, trupës së pedagogëve që i ka zgjedhur, jo përpara kryetarit të Partisë Socialiste! Pas 12 vitesh abuzime, më në fund edhe vetë PS e pranon se universitetet janë kthyer në strehë për militantët e tyre.
Prej 12 vitesh ata kanë shkatërruar arsimin e lartë me ligjin e Arsimit të Lartë, duke e kthyer universitetin në një celulë partie – jo për dije, por për pushtet!
🔴 Universitetet nuk janë për patronazhistë! Nuk janë për të komanduar mendimin! Nuk janë për t’u përdorur si armë politike! Për këtë arsye i bëj thirrje rektorit të TBU, prof Fatbardh Sallaku t’i bëjë sygjerimet e shpjegimet e tij publike jashtë politikës jo në Grupin e PS.
Më 11 maj, shqiptarët do t’i japin fund kësaj farse. Do të zgjedhin të ardhmen, jo partinë.
🗳 11 MAJ – VOTO PËR SHQIPËRINË, JO PËR PARTINË! 🗳
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion firmosi 24 masa sigurie për stafin Universitetit Bujqësor me urdhër të SPAK. Këto masa janë firmosur pas një hetimi disa mujor nga SPAK në lidhje me dyshimet për korrupsion.