zoom

Bota

UNICEF jep alarmin: Pandemia e Covid-19 po shton martesat e të miturave

Për shkak të pandemisë Covid-19, UNICEF-i mendon se në të gjithë botën mund të lidhen rreth dhjetë milion martesa me të mitur dhe të mitura. Në analizën e UNICEF-it thuhet se kjo rrezikon përparimet e arritura për vite të tëra në luftimin e kësaj praktike. Faktorë rreziku për vajzat janë mbyllja e shkollave ose vdekja e prindërve për shkak të Covid-19.

“Efekte të thella”

Vajzat që martohen në fëmijëri kanë pasoja gjatë gjithë jetës, siç thekson UNICEF-i. Ka shumë gjasa që ato kanë përjetuar dhunë në familje dhe nuk i kanë lejuar të shkojnë në shkollë. Po ashtu me shtatzënitë e hershme dhe të paplanifikuara ekziston gjithashtu rrezik, i cili mund të çojë në komplikime dhe vdekje. Vajzat gjithashtu mund të izolohen nga familjet dhe miqtë e tyre dhe të përjashtohen nga pjesëmarrja në komunitet.

Kinderehe in Afrika | Elfenbeinküste

COVID-19 ka “efekte të thella” në jetën e vajzave, sipas analizës së UNICEF. Kufizimet e udhëtimit dhe distanca i bëjnë të vështira qasjen në kujdesin mjekësor, shërbimet sociale dhe mbështetjen e komunitetit. Humbja e vendeve të punës dhe pasiguritë ekonomike mund t’i detyrojnë familjet t’i martojnë vajzat e tyre në moshë të mitur.