zoom

Ekonomi

Ulet niveli i eksporteve dhe importeve me 11,9 % në krahasim me vitin 2020

Sipas INSTAT-it, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Nëntor 2021 është 375,0 mijë ton, duke u ulur 11,9 %, krahasuar me Nëntor 2020.

Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2021, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 4.465,4 mijë ton, duke u rritur me 13,9 %, krahasuar me njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2020. Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është rritur me 8,9 %, krahasuar me njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2019. Në muajin Nëntor 2021, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 1.383 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 40,9 %, krahasuar me Nëntor 2020.

Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2021, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 23.477 mijë tonkilometër, duke u rritur me 0,9 %, krahasuar me njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2020. Krahasuar me njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2019, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është ulur me 41,5 %.

Në muajin Nëntor 2021, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 190,4 ton, duke u rritur 19,5 %, në krahasim me Nëntor 2020. Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2021, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 1.835,8 ton duke u rritur me 13,6 %, krahasuar me njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2020. Krahasuar me njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2019, volumi i mallrave të transportuara me ajër është ulur me 13,6 %.

Në Nëntor 2021, numri i fluturimeve të kryera është 2.124, duke u rritur 70,5 %, në krahasim me Nëntor 2020.

Në Nëntor 2021, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 33.881 pasagjerë. Krahasuar me Nëntor 2020, ky tregues është rritur 61,2 %. Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2021, kanë udhëtuar me linjë detare 803.657 pasagjerë, duke u rritur me 2,3 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Krahasuar me njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2019, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linjë detare është ulur me 46,3 %.

Në muajin Nëntor 2021, transporti ajror i pasagjerëve zë 86,8 % të transportit gjithsej. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në Nëntor 2021 është pasagjerë duke u rritur me 3,1 herë, krahasuar me Nëntor 2020. Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2021, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 2.656.935 pasagjerë duke u rritur me 2.2 herë, krahasuar me njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2020. Krahasuar me njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2019, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linjë ajrore është ulur me 13,4 %.

Eksportet/importet e mallrave sipas mënyrës së transportit

Në Nëntor 2021, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 117,8 mld lekë dhe 47,3 % e tyre u transportua me det. Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2021, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 1.032,7 mld lekë dhe 48,5 % e tyre u transportua me det. Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2019, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 870,5 mld lekë dhe 52,0 % e tyre u transportuan me det.

Eksportet e mallrave

Në Nëntor 2021, mallrat e eksportuara me det zënë 56,3 %, me rrugë 39,6 % dhe me ajër 0,5 %. Mallrat e eksportuara me rrugë në Nëntor 2021 janë rritur me 29,7 %, krahasuar me Nëntor 2020.

Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2021, mallrat e eksportuara me det zënë 54,5 %, me rrugë 39,0 % dhe me ajër 0,5 %. Mallrat e eksportuara me rrugë janë rritur 20,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Krahasuar me po të njëjtën periudhë të vitit 2019, mallrat e eksportuara me rrugë janë rritur 19,5 %.

Importet e mallrave

Në Nëntor 2021 mallrat e importuara me det zënë 43,2 %, me rrugë 40,8 % dhe me ajër 2,5 %. Mallrat e importuara me rrugë në Nëntor 2021 janë rritur me 23,3 %, krahasuar me Nëntor 2020.

Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2021, mallrat e importuara me rrugë zënë 46,1 %, me det 45,6 % dhe me ajër 3,7 %. Mallrat e importuara me rrugë janë rritur me 22,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Mallrat e importuara me rrugë janë rritur me 25,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.