zoom

Bota

Ulen temperaturat në Itali/ Bora e parë zbardh vendin

Moti i keq ka përfshirë edhe Italinë fqinje, ku përveç reshjeve ka pasur edhe ulje të ndjeshme të temperaturave.

Si pasojë, kanë nisur edhe reshjet e para të dëborës ,në dolomitet Belluno dhe Vicenza Prealps.

Reshje të dendura dëbore kanë rënë edhe në Qafën e Falzaregos, ndërsa trashësia ka arritur deri në 30cm.

Maja me më shumë borë, mbi 40 centimetra, është Monte Rite (2160) në Cibiana, në luginën Boite, në zonën Belluno.
Gjatë natës ndërmjet të enjtes dhe të premtes në zonën Sette Comuni ra borë mbi 1500-1600 metra, ndërsa majat u zbardhën të gjitha në mëngjesin e djeshëm.