zoom

Aktualitet

Ulen infektimet dhe testimet e Covid/ 3 viktimat dhe 604 të infektuar në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë raportuar 604 raste të reja me Covid-19 dhe 3 humbje jete.

Nga një ditë më parë, nga statistikat e Ministrisë së Shëndetësisë janë ulur dhe testimet, në 2.962 nga mbi 3.500 testime mesatarisht.

Statistikat për 24 orët e fundit:
222 në Tiranë, 33 në Berat, 30 në Sarandë, 27 në Fier, 26 në Durrës, 25 në Lushnje, 24 në Vlorë, 23 në Gjirokastër, 21 në Shkodër, 12 në Elbasan, 11 në Krujë, 10 në Kuçovë, 9 në Kamëz, 8 në Mallakastër, nga 7 qytetarë në Peqin, Vorë, nga 6 qytetarë në Vau i Dejës, Patos, Poliçan, nga 5 qytetarë në Dropull, Delvinë, Divjakë, Kavajë, Kurbin, Korçë, nga 4 qytetarë në Mirditë, Mat, Tepelenë, Pogradec, Devoll, Gramsh, nga 3 qytetarë në Prrenjas, Dimal, Shijak, Lezhë, Malësi e Madhe, nga 2 qytetarë në Kukës, Roskovec, Libohovë, Përmet, Memaliaj, Maliq, Skrapar, nga 1 qytetar në Finiq, Konispol, Himarë, Bulqizë, Dibër, Tropojë, Has, Pukë.
Janë 10,636 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 124 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Durrësi 65 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 71- 76 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 1505 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 252,982 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 604
Të shëruar në 24 orë 1505

Të shtruar në spitale 124
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2962

 

Testime totale 1,704,867
Raste pozitive 267,020
Raste të shëruara 252,982
Raste Aktive 10,636
Humbje jete 3,402

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3651
Fier 1414
Shkodër 1014
Vlorë 916
Gjirokastër 801
Elbasan 750
Berat 684
Lezhë 453
Korçë 362
Durrës 290
Kukës 233
Dibër 68