Aplikacion
Tre persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën nga bombardimet ruse në Ukrainë, saportuan mediat. Sulmet ndodhën në fshatin Ulakly, në rajonin lindor të Donetsk.
Guvernatori lokal Vadym Filashkin në një postim në platformën Telegram, shkruan se “Fshati u godit nga municione thërrmuese”. Ndërtesat administrative, një shtëpi private, një dyqan dhe tetë makina janë dëmtuar, tha ai.
Të premten presidenti i Rusisë propozoi armëpushim në Ukrainë, por u hodh poshtë nga kreu i qeverisë ukrainase, Volodymyr Zelensky, si dhe nga liderët e tjerë të botës. /ZOOM.AL/