Aplikacion
Më pas videon e postoi në profiling e tij në Facebook për ta fshirë më vonë. Megjithatë momenti u bë viral në rrjetet sociale, duke u shpërndarë e komentuar gjerësisht. Kryetari i Bashkisë tha se problemi kishte ndodhur në lagjen “Muja” të qytetit.
“Për lagjen ‘Muja’ të cilën flisni ju, nuk është e vërtetë që ka problem me ujin e pijshëm, aty ka një problem që është përzier uji i pijshëm me ujin vaditës, duke ndërhyrë një nga banorët, që Policia po heton atë rast. Po s’ka lidhje fare, uji është i pijshëm vetëm se është përzier me ujin vaditës. Na rezulton se uji i pijshëm është totalisht brenda normave dhe analizave. Drejtoria e Ujësjellësit është në krye të detyrës”, thotë Gjici.
Mjeku roje i Urgjencës së Spitalit, Albert Shehu, deklaroi se nga mëngjesi i së dielës mbi 120 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në urgjencë, ndërsa shumica e tyre kanë pasur të vjella dhe diarre. Mjeku Shehu tha se nuk përjashtohet mundësia që pacientët të kenë pësuar helmime nga uji i pijshëm.
“Ky fenomen mund të lidhet me një gjendje virale ose intoksikacion që mund të jetë nga uji. Ka një fluks të shtuar”, tha Shehu./zoom.al/