Finalja e Superkupës së Europës vitin e ardhshëm do të luhet në datën 14 gusht në Varshavë.
Fituesja e Champions League dhe ajo e Europa League do të zbarojnë në Poloni, për t’u ndeshur me njëra tjetrën verën e ardhshme.
UEFA ka njoftuar se është përcaktuar në mbledhjen e qeverisë europiane të futbollit këtë të martë në Limasol të Qipros dhe impianti që do të mirëpresë finalen e Superkupës së Europës.
Stadiumi kombëtar i Varshavës ka një kapacitet prej më shumë se 58 mijë vendesh dhe është impianti ku luan ndeshjet e saj dhe kombëtarja e Polonisë.
Stadiumi i Varshavës është një nga impiantet më moderne dhe do të presë një nga ndeshjet më prestigjoze të UEFA-s.
Po ashtu krahas stadiumit të Superkupës së Europës u përcaktua dhe organzimi i finaleve të Europianit U17 për femra në Irlandën e veriut në vitin 2026, finalet e kampionatit Europian U19 në Uells po në vitin 2026.
Ndërkohë që finalet e kampionatit të femrave të së njëjtës grupmoshë po në 2026 do të luhen në Bosnje-Herzegovinë. /zoom.al/