Aplikacion
Tirana, Partizani dhe Laçi do të luajnë në fillim të korrikut ndeshjet e para për kualifikueset e kupave të Europës, ndërsa Vllaznia takimin e parë do e ketë në raundin e dytë.
Tirana nis aventurën e saj në Champions League në 6 korrik në Diddeleng në orën 19:30 në “Stade Jos Nosbaum” në Luksemburg. Ky takim do të gjykohet nga arbitri norvezgjez Rohit Saggi.
Asistentë janë Morten Jensen, dhe Oystein Ytterland, ndërsa arbitër i katërt është Sivert Oksnes Amland.
Partizani, që konkurron në Conference League, takimin e parë e ka në transfertë ndaj skuadrës gjeorgjeze të Saburtalo, me ndeshjen që do të luhet më 7 korrik në orën 18:00 në Tengiz Burjanadze Stadium, në Gori të Gjeorgjisë.
Arbitri kryesor i kësaj ndeshje do të jetë Mohammed Al-emara, asistentë Mikko Alkare dhe Turka Joonas Valjakka, ndërsa arbitër i katër do të jetë Oliver Reitala, të katërt filandezë.
Ndërsa Laçi ndeshjen e parë e ka në Shqipëri, ndaj malazezëve të Iskra Danilovgrad, që do të luhet më 7 korrik ora 20:00 në “Elbasan Arena”.
Arbitrat që do vendosin drejtësi në këtë përballje janë nga Luksemburgu dhe kryesori i tyre është Alain Durieux, asistentë janë Joaquim Da Silva dhe David Mateus Santos, ndërsa arbitër i katërt është Ricardo Morais. /zoom.al/