Aplikacion
Ajo tregoi se vajza e saj ishte në një gjendje shumë të rënduar psikologjike për shkak të dhunës dhe bullizimit që i ushtrohej në shkollë nga bashkëmoshatarët e saj.
Sipas nënës, Merina Syla kishte mbajtur gjithçka të fshehtë prej saj dhe ishte përpjekur ta kontrollonte vetë situatën.
Kur 15-vjeçarja u zhduk, nëna e adoleshentes mori vesh se çfarë kishte ndodhur me të, duke i përshkruar pamjet e dhunës si të tmerrshme dhe bëri denoncim.
Pas tre ditësh, Merina Syla u gjet.
“Është shumë e rënduar psikologjiksht. Me kohën dhe pak durim besoj do tja dalim. Nuk e di se pse shkaktohet bullizmi. Janë grup goxha i madh dhe e detyrojnë, kundër vullnetit të saj. Mendoj se është çështje xhelozie dhe janë fëmijë të çnjerëzuar. Fatkeqësisht si këto raste has shumë në Francë. Kur shkoj në polici, e neglizhojnë shumë. Rastet neglizhohen shumë kur jemi të huaj.
Një francez trajtohet ndryshe. E them me plotë bindje që siguria e fëmijët e komuniteteve tona nn Francë është zero. E them bindshëm, ka racizëm. Te video nuk besoj ka francez. Vajza të gjitha këto i ka mbajtur të fshehta, është munduar ta menaxhojë situatën ashtu siç di. Pasi u zhduk, më treguan se çfarë i bëhej vajzës, ishte tmerr për mua, aty thash “stop”. Më kanë kërcënuar pse e kam shfaq atë vajzën, është shumë delikat rasti. Kur dje shkova në polici, më thanë pse kam kontaktuar Ambasadën e Shqipërisë. Kur ua tregova videon më thanë “po rrihen se janë fëmijë, hajde denoncoje një ditë tjetër më thanë””, u shpreh nëna e 15-vjeçares në “Shqipëria Live”.
Merina Syla jeton në Strasburg dhe prej datës 14 mars kishte humbur kontaktet me familjen. Zhdukja e shqiptares alarmoi autoritetet franceze dhe vuri në lëvizje ambasadën shqiptare atje./ Zoom.al