zoom

Bota

U zhduk 9 muaj më parë në shtëpinë e gjyshërve, gjenden eshtrat e 2-vjeçarit në Francë

Eshtrat e vogëlushit Emile, 2-vjeçarit i cili u zhduk 9 muaj më parë në rajonin Alpes-de-Haute-Provence, në Francën juglindore, u gjetën të shtunën.

Kockat e fëmijës u zbuluan pranë Vernet, ndërsa nuk dihet nëse vogëlushi është vrarë në vendin ku u gjetën eshtrat apo trupi i tij është transportuar aty.

Kur u zhduk më 8 korrik, Emile sapo kishte mbërritur për pushimet verore në shtëpinë e gjyshërve nga nëna e tij.

Në deklaratën e prokurorit thuhet se është duke u zhvilluar edhe një hetim mjeko-ligjor ndërsa policia po kryen “hetime shtesë” në zonën ku janë gjetur eshtrat.

Emili u pa për herë të fundit me gjyshin e tij 58-vjeçar. Që atëherë, fati i tij ishte mister dhe hetuesit nuk kanë përjashtuar asnjë mundësi, përfshirë rrëmbimin dhe vrasjen.

Një dëshmitar okular tha se ai pa gjyshin e tij, një fizioterapist osteopatik, duke prerë dru jashtë shtëpisë së tij rreth kohës kur fëmija dyshohet se u zhduk.