Aplikacion
Familja e autorit ka thënë se i ati i 23-vjeçares jeton në Itali dhe i ka telefonuar ish-dhëndrit që t’i qëndronte larg Sabrinës dhe vajzës së tyre 3-vjeçare. Madje mësohet se 31-vjeçari për këtë është konsultuar dhe me ish -avokatin e tij Kujtim Cakrani, i cili e këshilloi që ta denoncojë në polici.
Pas këtij episodi, të premten në mbrëmje, Elton Meta ka shkuar në fshatin Zhupan të Fierit te banesa e ish-bashkëshortes duke e qëlluar për vdekje, teksa ajo po konsumonte darkën.
Në 20 shtator të vitit të shkuar për më shumë se 5 orë Elton Meta në kërcënimin e armës mbajti peng ish-bashkëshorten dhe familjen e saj në banesën e tyre, duke qëlluar dy herë në ajër.
Ai u neutralizua nga RENEA dhe u dorëzua. 31-vjecari u prangos dhe ndaj tij u ngritën 3 akuza, dhunë në familje, kundërshtim të forcave të policisë dhe armëmbajtje pa leje. Dhe pse me akuza të rënda, Elton Metaj fitoi lirinë.
Prokurori Çlirim Sino i kërkoi gjyqtarit Piro Sota shtrim të tij në spitalin psikiatrik, ku qëndroi disa muaj. I njëjti gjyqtar më pas ndryshoi masën e sigurisë nga shtrim i detyruar në spital, në kurim ambulator në shtëpi. Në fund të muajit korrik ai la spitalin dhe shkoi në shtëpi.