zoom

Aktualitet

U vra nga Sokol Mjacaj në qeli, familja “braktis” trupin e Arben Lleshit në morg

Trupi i Arben Lleshit, i cili u vra mesditën e 15 Dhjetorit nga Sokol Mjacaj në qeli, ndodhet ende në morg.

Asnjë nga familjarët e tij nuk është paraqitur për të marrë trupin e Arben Lleshit, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Agim Hoxhës në 2012 në Britaninë e Madhe.

Ndonëse kanë kaluar 3 javë nga ngjarja e rëndë, në morg është paraqitur një i afërm i viktimës dhe ka bërë identifikimin e tij. Më pas asnjë pjesëtar i familjes së viktimës nuk ka nisur procedurat për tërheqjen e trupit.

Nëse familja vendos të mos e tërheqë trupin brenda 60 ditëve, atëherë Instituti i Mjekësisë ligjore kërkon autorizim nga prokuroria e Elbasanit dhe varrimi kryhet nga bashkia, sipas procedurave ligjore.

Dyshohet se vrasja e tij brenda burgut të sigurisë së lartë u krye për hakmarrje.

Arben Lleshi u ekstradua nga Londra, në maj të vitit 2016, ndërkohë dy xhaxhallarë të tij janë vrarë, ndërsa dy kushërinj u zhdukën, trupi i njërit prej të cilëve është gjetur.