zoom

Aktualitet

U vra në atentat, konfiskohen 2.5 milionë euro pasuri të biznesmenit

Prokuroria e Tiranës ka konfiskuar pasuritë e biznesmenit të ndjerë, Ndue Gjergji, i cili u vra në një atentat në vitin 2020.

Raportohet se janë konfiskuar 2.5 mln euro pasuri që pasi u provua se lidhen dhe rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Organi i akuzës provoi se viktima ka qenë nën hetim në Hollandë për veprën penale të ‘Pastrimit të parave’ ndërsa më parë ka qenë i arrestuar dhe i dënuar për drogë në Itali.

Dhe rezultoi se pasuritë e biznesmenit kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se 13 pasuritë e paluajtshme i kanë fituar si rezultat i veprimtarisë kriminale.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë paraqiti kërkesën për konfiskimin e të paktën 2.5 milionë euro pasuri të shtetasit N.Gj. i cili ka ndërruar jetë në vitin 2020 si pasojë e një atentati me armë zjarri dhe e familjarëve të tij, pasi u provua se lidhen dhe rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror nr.03, të vitit 2023, në ngarkim të këtij shtetasi, rezultoi se i ndjeri ka qenë pjesë e një grupi kriminal i cili fushë kryesore të aktivitetit të tij kriminal kishte veprën penale ‘Trafikimit të lëndëve narkotike’ parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Prokuroria provoi se shtetasi N.Gj., ka qenë nën hetim në Hollandë për veprën penale të ‘Pastrimit të parave’ ndërsa më parë ka qenë i arrestuar dhe i dënuar për drogë në Itali. Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar, përsa i përket pasurive të shtetasit N.Gj. dhe familjarëve të tij, rezultoi se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se 13 pasuritë e paluajtshme i kanë fituar si rezultat i veprimtarisë kriminale.

Bazuar sa më sipër, prokuroria vlerësoi se pasuritë e tij dhe familjarëve plotësojnë kriteret e parashikuara nga neni 11 i ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 ″Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë″, pasi ekziston dyshimi i arsyeshëm se shtetasi N. Gj, ka qenë i përfshirë në veprimtarinë kriminale të veprës penale ″Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Pastrimi i parave” .

Për këtë arsye, prokuroria kërkon konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit të pasurive të mëposhtme:
1. Apartament me sipërfaqe 87.30 m2;
2. Apartament me sipërfaqe 87.30 m2;
3. Apartament me sipërfaqe 87.30 m2;
4. Garazh me sipërfaqe 15.00 m2;
5. Garazh me sipërfaqe. 15.00 m2;
6. Garazh me sipërfaqe. 15.00 m2;
7. Garazh me sipërfaqe 15.00 m2,;
8. Apartament me sipërfaqe 617.84 m2;
9. Apartament me sipërfaqe 87.30 m2;
10. Njësi me sipërfaqe 45.21 m2;
11. Garazh me sipërfaqe 15 m2;
12. Garazh me sipërfaqe 15 m2; dhe
13. Apartament me sipërfaqe 99.70 m2.

Atentati

Dy biznesmenët Bujar Lika Hasani dhe Paulin Gjergji Markaj u ekzekutuan nga 4 persona të veshur si policë dhe të maskuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 31 Maj ditë më parë në Gjorm të Kurbinit, në ambientet e një hoteli.

Skema e krimit është fiksuar nga kamerat e sigurisë së hotelit ku ndodhi ngjarja, ku dukej qartë një automjet tip “Golf 5”, nga i cili dalin autorët e dyshuar.

Dy nga autorët qëlluan me breshëri ndaj 37-vjeçarit Bujar Lika Hasani, mik i Ervis Martinajt, dhe shokut të tij, Paulin Gjergji, 53 vjeç.

Po ashtu, viktima Bujar Hasani Lika hapi zjarr ndaj atentatorëve, duke qëlluar me pistoletë në drejtim të tyre.

Postime të lidhura