zoom

Aktualitet

U vra dhe u gropos! Lule mbi bankën e Mateos 8-vjeçar

Mateo Vasiu u mungon sot shokëve dhe shoqeve të klasës së tretë të shkollës “Thanas Ikonomi”, në fshatin Grecalli të Fierit. Një ditë më parë, vogëlushit 8-vjeçar iu mor jeta mizorisht nga fqinji i tij 38-vjeçar, Klodian Çalamani.

Mbi bankën e vogëlushit është vënë një buqetë me lule, duke përcjellë trishtim të thellë për ngjarjen tragjike.

Familja ka hapur sot dyert e mortit. Vogëlushit që iu pre jeta në mes do të përcillet për në banesën e fundit. Dhimbja është e madhe, Mateo do t’i mungojë familjes dhe të afërmve.

Komuniteti dhe i gjithë vendi është shokuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur një ditë më parë. Klodian Çalamani, i njohur si shumë problematik në zonë vrau dhe më pas groposi të miturin në oborrin e banesës së tij, ku jetonte i vetëm.

Postime të lidhura