Aplikacion
Sigurisht, në rrjete sociale s’mund të mungonin pamjet nga festa e paharrueshme e 30-vjetorit, mes muzikës, shkëlqimit të xixave të fustaneve, pijeve të mira e miqve të çmuar, ku u vu re mungesa e partnerit të saj, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenit. Po ashtu, u vu re se ndryshe nga vitet e tjera, kësaj here mungoi dedikimi i tij për blogeren në rrjetet sociale, gjë që ka ngritur dyshimet për një krisje në marrëdhënien e çiftit.
Kaq mjaftoi që të gjithë të fillonin të mendonin se dyshja po kalojnë një krizë në marrëdhënie, Mirëpo Armina nuk ka lejuar që thashethemet të vazhdojnë më tej dhe ka treguar si qëndron e vërteta. Ajo ka publikuar së fundmi në Instagram disa foto nga festa e ditëlindjes dhe ka falendruar të gjithë njerëzit që ja bën atë ditë shumë speciale.
Blogerja ka publikuar dhe një imazh ku shihet e rrethuar me disa buqeta lulesh. Armina ka treguar se një pjesë prej tyre i ka marrë nga familja, miqtë dhe nga partneri i saj, Shkëlzen Berisha.
“Falënderuese për miqtë e mi, familjen time, dashurinë time për lulet e mrekullueshme dhe që më keni bërë të ndihem e bekuar”, shkruan Armina në një postim.