zoom

Lajme

U sulmua pas ndeshjes me Italinë, Hysaj kërkon ndjesë: Gabim teknik! Pranoj kritikat!

Elsaid Hysaj ka reaguar pas shumë komenteve negative post ndeshjes Itali-Shqipëri në Euro2024.

Një video virale e momentit të golit të dytë të Italisë, tregonte Hysajn që ul kokën përballë topit, duke ndihmuar në finalizimin e golit për italianët. Në rrjetet sociale dhe jo vetëm nisi një fushatë kundër lojtarit shoqëruar me komente negative, akuza dhe tallje.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Hysaj shkruan se gabimi ishte teknik dhe instiktiv dhe një “vlerësim i rremë i trajektores”.

Mbrojtësi i kuqezinjve kërkon ndjesë për lëvizjen e tij dhe shprehet se i pranon të gjitha kritikat që ka marrë.

“Të koncentrohemi tek ndeshjet e ardhshme!”, përfundon Hysaj.