zoom

Aktualitet

U soll pa zemër në Tiranë, prokurorja: Janë dërguar 2 letërporosi në Spanjë. Asnjë masë…

Vijon të mbetet e veshur me mister vdekja e të riut Saimir Sula në Barcelonë, i cili humbi jetën në një spital pasi ishte paraqitur për të kryer një test anti-covid.

Testi i tij rezultoi negativ, ndërkohë që e motra priste që ai të dilte nga spitali por pas një telefonate humbi tërësisht kontaktet me të. Një ditë më pas spitali njoftoi vdekjen e të riut shqiptar duke thënë se i pushoi zemra për shkak të acarimit në momentin e neutralizimit nga rojet e spitalit.

Trupi i Saimir Sulës erdhi pas 3 javësh në Shqipëri. Familjarët kërkuan bërjen e një tjetër autopsie. Mjekët konstatuan mungesën e zemrës në trupin e pajetë të 31-vjeçarit, ndërsa autoritetet shqiptare regjistruan veprën penale për trafikim të organeve.

Prokurorja Suela Salavaci shpjegon për Tv Klan se janë dërguar 2 letra porosie në Spanjë për të bërë ADN-në e zemrës, që autoritetet spanjolle pretendojnë se e kanë në Spanjë. Ndërsa nga ana a e autoriteteve nuk është bërë asnjë veprim konkret për zbardhjen e çështjes.

Tv Klan shkruan se një rast i ngjashëm është ai i dhunimit së të resë keniane në Tiranë. zyrtarët e ambasadës së Kenias në Romë, erdhën në Tiranë dhe morën kontakt me autoritetet shqiptare për zbardhjen e kësaj ngjarje

Në një investigim të emisionit “Stop”, rezultoi se zemra e pretenduar e të riut ishte regjistruar në mjekësinë ligjore të këtij vendi disa ditë para se i riu Sula të ndërronte jetë.