zoom

Lajme

U shpall “Miss Universe”, Françeska rrëfen tradhtinë nga ish-partneri dhe zërat për Butrint Imerin

Françeska Rustem, e cila vetëm pak ditë më parë u shpall “Miss Universe Albania 2024”, është përfolur edhe për një romancë me këngëtarin Butrint Imeri në median rozë.

Mbrëmjen e kaluar, ajo ishte e ftuar në “Top Arena”, ku i hodhi poshtë lajmet e lidhjes me Butrintin, duke thënë se mes saj dhe artistit ka vetëm miqësi.

“Marrëdhënie miqësore dhe shoqërore. Jemi shokë”, tha Françeska.

Më tej, ajo rrëfeu se raporti i saj i mëparshëm romantik ka përfunduar për shkak të tradhtisë nga ish-partneri, por mohoi lajmet se ai ka qenë futbollist. /ZOOM.AL/