zoom

Bota

“U rrëzova, më shkelnin të gjithë”/ E mbijetuara në Koçan rrëfen tmerrin: S’po gjejmë motrën

Vajza 20-vjeçare Marija Taseva, e cila është një nga të lënduarat në diskotekën e Koçanit dëshmoi përpara kamerave tmerrin e përjetuar.

E reja tha se në momentin e zjarrit, turma ka nxituar të dalë jashtë dhe se ajo ka rënë përtokë teksa po tentonte të shpëtonte, duke u shkelur kështu nga të pranishmit.

Më tej, Taseva shprehet se e motra, që ndodhej gjithashtu në klub ka humbur dhe nuk po gjendet dot.

“Të gjithë filluan të vrapojnë jashtë. Të gjithë përpiqeshin të shpëtonin veten. Motra ime ka humbur. Nuk mund ta gjejmë në asnjë spital. Tani presim këtu rezultatet për të parë nëse do ta gjejmë, nëse jo, përfundimisht në Shkup. Duke dalë jashtë rashë në tokë dhe të tjerët më shkelnin, thjesht me faqe isha në tokë,”- tha Taseva sipas mediave vendase.

Babai i saj thotë se nuk kanë informacion për vajzën e dytë, e cila është 25 vjeçe.

Mësohet se identifikimi i disa personave ka qenë i vështirë për autoritetet, për shkak se disa prej tyre nuk kishin karta identiteti. Bëhet me dije se disa nga viktimat ishin të moshës nga 14 deri në 24 vjeç./ Zoom.al

Postime të lidhura