Aplikacion
Ndonëse u raportua nga familjarët si vdekje aksidentale, plagët në kokën e viktimës kanë zbuluar një krim makabër, brenda familjes. I ndjeri u vra nga i ati.
Ka qenë fillimisht 50-vjeçari që është konfliktuar me babanë dhe ka tentuar ta hedhë në pusin e ujit. 77-vjeçari Shefki Bylykbashi e ka goditur të birin me çekiç që përdoret për thyerjen e gurëve.
Mësohet se viktima ishte divorcuar prej disa vitesh dhe ishte konsumues i pijeve alkoolike. Edhe ditën e djeshme, ai ka shkuar sërish i dehur në shtëpi.
Policia po vijon marrjen në pyetje të të moshuarit për të zbardhur ngjarjen tronditëse./ Zoom.al