zoom

Aktualitet

Krimi i dyfishtë në Shkodër! U qëllua me plumb në kokë nga bashkëjetuesi, vdes nëna e 3 fëmijëve

Anila Ndoka, e cila u qëllua me plumb në kokë nga bashkëjetuesi i saj, Kolë Manaj, i cili më pas vrau veten, ka ndërruar jetë.

Nëna e 3 fëmijëve u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por pas 6 ditësh iu nënshtrua plagës së marrë duke mos arritur që të mbijetojë.

Paraditen e 18 Shkurtit, Anila Ndoka dhe Kolë Manaj u gjetën në makinë rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, ku 34-vjeçari kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Ndërsa Anila Prendushi u dërgua në spital në gjendje shumë të rëndë, por pa arritur që të mbijetojë.

Në brendësi të automjetit u gjet edhe një armë zjarri pistoletë.

Mësohet se çifti ishin konfliktuar disa herë me njëri-tjetrin gjatë ditëve të fundit dhe shkak dyshohet se ishte kërkesa e 44-vjeçares për t’i dhënë fund marrëdhënies.,

Ndërsa më herët, gjatë pesë viteve bashkëjetesë, Kolë Manaj dhe Anila Prendushi postonin vazhdimisht në rrjetet sociale foto nga çastet që kalonin bashkë.

“Nëse e do fort mos hiq dorë dhe mos u lësho për asnjë lloj arsye në botë”, ishte mbishkrimi krahas një postimi të çiftit në “TikTok”.

Postime të lidhura