Aplikacion
Objektiv i atentatit mendohet të ketë qenë Kevin Hajrulla ndërsa gjatë të shtënave është plagosur edhe Armand Spahiu, tregtar ambulant i fruta-perimeve.
Armandi tregon se fillimisht i ka kujtuar se janë fishekzjarre është shtrirë përtokë, teksa kur kanë mbaruar krismat është ngritur, ka marrë një ujë në një tabakino dhe aty ka parë se është plagosur.
Armand Spahiu thotë se dy efektivë të policisë pas ngjarjes e kanë çuar në spital.
“Unë isha në punën time. Nuk mora vesh asgjë ca ndodhi. unë mendova se ishin fishekzjarre. Pastaj u shtrita në shesh. Kur mbaruan krismat, u ngrita në këmbë, mora një bidon ujë dhe u ula të qetësohesha. Kur u ula pash që isha plagosur. Mora në telefon një efektiv policie dhe i thash që isha plagosur. Më morën me makinë policie e më çuan për mjekim. Në fillim unë mendova se ishin fishekzjarre. Plagosjen nuk e ndjeva në fillim, pas 10 minutash e ndjeva”, tha Spahiu.
I pyetur nëse ka ndonjë mesazh për dike, Armand Spahiu tha: “Mesazhi im ëhstë vetëm falenderim për Zotin lart që më la të jetoj”.