zoom

Aktualitet

U përplas nga një malazez, ky është polici që humbi jetën në aksident (FOTO)

Në foton e mëposhtme shikoni policin Gëzim Lazri, që vdiq këtë mëngjes në një aksident rrugor në Mirditë.

Aksidenti tragjik ndodhi pas parakalimit të gabuar të një shtetasi malazez, që udhëtonte me “Chevrolet” dhe që, pas aksidentit, u dërgua në spital i plagosur.

Efektivi i policisë Gëzim Lazri, 56 vjeç, sapo kishte mbaruar turnin e shërbimit dhe ishte rrugës drejt shtëpisë me “Benz-in” e tij kur u përplas për vdekje.