zoom

Aktualitet

U përplas aksidentalisht me makinë në oborrin e banesës, vdes 2-vjeçari

Një ngjarje tragjike ndodhi në Kamëz ku një 2-vjeçar u përplas aksidentalisht me makinë.

Raportohet se shtetasi me iniciale P. M., po ecte mbrapsht me automjet kur përplasi nipi.

I mitur si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

“Më datë 16.10.2024, rreth orës 08:15, shtetasi P. M., duke kryer manovrën mbrapa me automjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht ka përplasur nipin e tij 2 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.