zoom

Të gjitha

U përjashtua nga Instagram dhe Twitter, Kanye West po blen platformën e tij sociale

Kanye ëest po ndjek hapat e Elon Musk, pasi lajmi se ai do të ketë platformën e tij të rrjeteve sociale tashmë po bën xhiron e internetit. Sipas mediave të huaja, reperi, i cili është pezullar disa herë nga Instagrami për shkak të gjuhës së përdorur, është gati të marrë përsipër rrjetet e tij sociale.

“Ye”, siç dëshiron të quhet tani, do të blejë Parler, një platformë që i ngjan shumë Twitter dhe ofron “lirinë e fjalës”. Lajmi për blerjen u bë i ditur përmes një njoftimi të lëshuar nga Parler. Marrëveshja mes reperit dhe Parler është në një fazë të avancuar dhe pritet të përfundojë në fund të këtij viti.

http://