Aplikacion
Ish-banorja u shpreh se mendon se kishte shumë për të kontribuar në shtëpinë e Big Brother, por theksoi se nëse do të kishte mundësinë të kthehej, do të vepronte ndryshe dhe do të ishte më e kujdesshme në menaxhimin e mendimeve dhe veprimeve të saj.
E kuptoj që kam bërë një gabim, sepse unë kisha shumë për të dhënë atje dhe nuk duhej të largohesha kaq shpejt. Nëse do të kthehesha pas, do të isha më racionale dhe do të mendohesha më shumë për pasojat e veprimeve të mia
– tha Amber, duke kërkuar ndjesë publikut për largimin e saj.
Përsa i përket jetës së saj private, Amber zbuloi se është në një lidhje, por e konsideron ende si një marrëdhënie të re dhe nuk do të nxitojë për të dhënë deklarata të mëtejshme. Ajo e përshkroi këtë lidhje si “diçka të freskët”, duke theksuar se nuk është më e vetme.
Amber gjithashtu ka lënë një mesazh për banorët e tjerë të shtëpisë së Big Brother, duke theksuar se ky program kërkon forcë të madhe të brendshme për të përballuar situatat dhe për të qenë të vërtetë me veten.
Big Brother është një eksperiencë shumë e madhe dhe kërkon shumë forcë, për të qenë ajo që duhet të jesh
Investimi në Sazan/ Artur Meçollari: Pse kur gazetarët kërkojnë informacion, Begaj fshihet?