Aplikacion
Në një intervistë, deklaroi se nuk janë armiq me njëri-tjetrin dhe la të nënkutohet se e mori ai vendimin për t’i dhënë fund lidhjes.
“Jo, jo, nuk kemi kontakte. Në momentin që ndahesh në një marrëdhënie dhe kthehesh, e ke kontakte, nënkupton që nuk jeni ndarë. Nuk kemi ndonjë komunikim”, tha ai.
Meritoni shtoi se nuk është në një romancë të re, ndërsa theksoi se nëse Ilnisa është në një lidhje i uron jetë të lumtur.
Pjesë nga intervista:
Unë u çudita si nuk u përballëm këtu në studio. Janë x arsye përse unë jam ndarë me Ilnisën dhe që jam deklaruar publikisht. Patjetër e vlerësoj shumë kohën që kam kaluar bashkë me Ilnisën, duke e falenderuar për respektin që më ka dhënë dhe është reciprok.
Pse e ke lënë Ilnisën?
Është një pyetje spec, por nuk do të doja do doja të tregoja se kush, pse, ose cilat janë arsyet pse nuk jemi më bashkë. Është normale që kur nuk ecën diçka për 1,2,3 pika .
Ishte vendimi yt?
Dua të ruaj privatësinë, sepse është nënë. Ka një familje të mrekullueshme.
Ju flisni? Si janë marrëdhëniet?
Jo, jo, nuk kemi kontakte. Në momentin që ndahesh në një marrëdhënie dhe kthehesh, e ke kontakte, nënkupton që nuk jeni ndarë. Nuk kemi ndonjë komunikim.
Po urim për festa?
Si je ti? A je mirë (qeshin) Jo, jo nuk jemi uruar! Asgjë.
Të mbajturit kontakt dhe të përshëndetesh kur takohesh, janë të ndryshme. S’jemi ndarë si armiq, me një njeri që ke fjetur, ke qëndruar, ke kaluar kohën edhe në një rrethanë siç ka qenë BBV, ashtu edhe jashtë BBV nuk mund të ndahesh si armiq, por për x arsye që ndoshta janë më mirë edhe për palën tjetër.
Ke nisur një dashuri të re?
Jo, jam single.
Je i lidhur me një modele?
Single jam
Ndoshta ka nisur Ilnisa një dashuri të re
I uroj jetë të lumtur dhe nëse ka nisur një lidhje tjetër ose diçka të tillë, unë i uroj vetëm të mirat.