zoom

Aktualitet

U mor peng në 7 tetor/ Shpëtohet pas 10 muajsh burri nga izraeli

Një burr izraelit i cili u mor peng gjatë sulmit të Hamasit në 7 tetor, u gjet i gjallë dhe u shpëtua nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit këtë të martë.

 

52-vjeçari Quad Farhan u mbajt peng për 326 ditë dhe shëndeti i tij është në gjendje të mirë.

 

Pengu u gjet nga Shayetet 13, komandot e marinës izraelite, në një tunel në Khan Yunis.

 

Rreth 104 nga gjithsej 251 pengje të rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor, janë ende në Gaza.

Pjesa më e madhe e tyre besohet të kenë vdekur ndëra vijojnë negociatat për shpëtimin e tyre nga Hamasi.