Aplikacion
Bashkë me Rejën te skuadra sllovene janë afruar dhe asistentët Serxhio Porrini dhe Luixhi Febrari, që kanë qenë ndihmesa të tij edhe në Kombëtaren shqiptare.
Gjatë karrierës së tij të gjatë si trajner, Reja drejtoi shumë klube italiane. Ka fituar kampionatin e Serisë B me Breshan dhe Vicencën dhe titullin nënkampion me Kaljarin dhe Napolin. Gjithashtu 77-vjeçari drejtoi edhe Lacion, Atalantën dhe Hajdukun e Splitit, teksa në rang kombëtaresh ka drejtuar vetëm Shqipërinë.