zoom

Aktualitet

U konfliktuan për motive të dobta, i moshuari plagos 48-vjeçaren

Një konflikt banan ka sjellë plagosjen e një, gruaje në Tiranë.

Policia bën me dije se pas sherrit për motive të dobëta, një 69-vjeçar ka goditur me thikë një grua 48-vjeçare.

Pas ngjarjes së rëndë, e reja është dërguar me urgjencë drejt spitalin ndërsa autori është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Goditi me mjet prerës thikë një shtetase, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta nga Policia, kapet dhe shoqërohet në komisariat autori i dyshuar. Sekuestrohet mjeti prerës thikë, të cilën autori e përdori gjatë ngjarjes. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Kamber Shevroja”, shtetasi M. B., 69 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasen V. A., 48 vjeçe, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Falë veprimeve të shpejta policore shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kapën dhe shoqëruan në komisariat autorin e dyshuar shtetasin M. B., 69 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës thikë që autori e përdori gjatë ngjarjes. Shtetasja V. A., aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.