zoom

Aktualitet

U kapën me 45.5 kg kokainë në konteinerin me mish pule, gjykata lë në burg dy të arrestuarit

Ditën e sotme është mbajtur masa në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës, për shtetasit Arben Ferizi dhe Egert Vargu me gjykatës Vladimir Skënderi-n dhe u caktua masa “arrest me burg” pa afat për shtetasin Arben Ferizi dhe “arrest me burg me afat” 18 ditë për shtetasin Egert Vargu, lidhur me ngarkesën e kokainës të gjetur pak ditë më parë në portin e Durrësit.

Ferizi ka deklaruar se kompania ka vite që merret me prodhimin e salçiçeve dhe është e suksesshme, prandaj nuk e ka nevojë të implikohet në trafikimin e drogës. Ai deklaroi se kompania nuk ka asnjë lidhje, nuk ka dijeni për praninë e lëndës narkotike në kontenier.

 

 

 

Related Posts

None found