zoom

Slider

U kap në hotel me një biznesmen! “Zogu i Tiranës” u shuan shpresat burrave: Jam i dashuruar

Hermes Nikaj, ose i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës” ka rrëfyer se është shumë i dashuruar dhe i lumtur me partneren e tij.

Moderatori u shpreh se burrat e ngacmojnë shumë, por theksoi se zemra e tij tashmë i përket dikujt, një vajze.

Në fakt kam shumë ngacmime, shumë propozime, shumë kërkesa, pafund. Kërkesat janë të shumta, kam tepër kërkesa. Në fakt, përtej gjithë këtyre shakave me thënë të vërtetën, unë jam i dashuruar, zemra ime i përket dikujt, unë jam shumë i lumtur me partneren time, po, po”, tha Zogu i Tiranës në Aldo Morning Show.

“Zogu i Tiranës” foli për orientimin e tij seksual, ku u shpreh se pavarësisht se ka shumë aludime, ai nuk është gay dhe nuk i pëlqejnë burrat.

“Tani mua më ngacmojnë edhe çuna, normale. Në fakt, gjithmonë e më shumë sheh goxha meshkuj të kuruar, të palestruar, me këto tatuazhet, të depiluar gjithnjë e më shumë meshkujt po frekuentojnë qendrat estetike. Mua më pëlqen, në fakt nuk është se merrem me këto punë, nuk më pëlqejnë çunat edhe pse në fakt ka shumë aludime rreth orientimit seksual, nuk jam gei”, tha ai.

Hermes Nikaj u arrestua në nëntor 2019 pasi u kap në hotel me një biznesmen në Mamurras si dhe me një vajzë, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur.

Ai u arrestua si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prostitucionit”.

Agjë nuk e bënim për lekë e bënim me dëshirë. Nuk kam shfrytëzuar njeri për prostitucion, duke qenë se jam i njohur kisha shumë kontakte. Gjithcka ka ndodhur me dëshirën e vajzave. Vajzat nuk paguanin per te shkuar ne lokale, nuk quhet prostitucion”, ka deklaruar ai në Polici kur u arrestua.

Por pas 5 muajsh izolim te Burgu 313 në Tiranë, Gjykata e Tiranës e liroi nga qelia duke caktuar masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Gjatë qëndrimit në burg, Hermes Nikaj rrëfeu se si e trajtonin të burgosurit e tjerë atje.

“Më trajtojnë me kujdes. Sillen shumë mirë, më sjellin çokollata, paketa, përkujdesen për mua.vazhdoj të jem seksi dhe vazhdoj të vishem bukur. Këtu më thërrasin “o seksi i burgut” të gjithë, nga të burgosurit e deri te gardianët. Më thonë “sa erdhe ti na zbukurove burgun, o dielli i burgut”, shprehej “Zogu i Tiranës”.