zoom

Aktualitet

U kap me drogë në makinë, Gjykata e Elbasanit liron nga qelia djalin e Azem Hajdarit

Gjykata e Elbasanit ka vendosur të lirojë nga qelia djalin e Azem Hajdarit, i cili u kap pak ditë më parë me drogë në makinë.

Ka qenë gjyqtari Taulant Tafa, që ka vendosur të lirojë 23-vjeçarin Azem Hajdari, duke e lënë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Djali i Azem Hajdarit u kap në makinë, bashkë me Ergis Gjumsi, që drejtonte mjetin, dhe një vajzë, te Rrethrrotullimi i Bradasheshit. Ndërkohë, prokurori Ritvan Sukaj ka kërkuar masën e “arrestit me burg” për Azem Hajdarin.