zoom

Aktualitet

U kap me armë dhe eksploziv në Athinë/ Çfarë deklaroi shqiptari për të shpëtuar veten

Shqiptari Armiol Rrasa, që u arrestua rreth një javë më parë në Greqi së bashku me partneren e tij, doli këtë të mërkurë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Ai u vu në pranga sepse në makinën e tij, gjatë një kontrolli nga policia greke u gjetën armë dhe një sasi eksplozivi.

Për t’u mbrojtur, Armiol Rrasa deklaroi para trupës gjykuese se pistoletën e mbante për çështje sigurie sepse i frikësohej një hakmarrjeje të vjetër.

Ndërsa për lëndën plasëse, ai pretendoi se nuk e dinte që ishte eksploziv sepse ishte porosi për një palë të tretë.

Rrasa pretendoi se pakoja i përkiste një personi të tretë dhe se mendonte se brenda kishte fishekë.

Kurse partnerja e tij është shprehur se armën dhe ekspolozivin e ka parë vetëm në momentin kur e ka gjetur policia.